Kryetari Haliti dhe kandidati për deputet Krenar Xhaferi në Pozheran

Kryetari i Vitisë Sokol Haliti i shoqëruar nga Krenar Xhaferi kandidatë për deputet të dielën qëndruan në Pozheran ku vizituan shkollën e re Halil Halidema.

Në postimin e kryetarit Haliti i cili gjithashtu është kandidat i LDK-së për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit, thuhet: Së bashku me Krenar Xhaferin, kishim një vizitë të këndshme te familja Halimi në Pozheran. Gjatë qëndrimit tonë, patëm mundësinë të vizitojmë edhe shkollën e re “Halil Alidema”, një hap i rëndësishëm për arsimin dhe zhvillimin e Pozheranit.

Falenderojmë familjen Halimi për mikpritjen e ngrohtë dhe urojmë suksese të mëtejshme për shkollën dhe të gjithë ata që janë pjesë e këtij projekti, ka shkruar kryetari i Vitisë, Sokol Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Latifi takon banorët e nëndegës së parë në Rahovec

Kryetari i komunës së Rahovecit dhe kandidati për deputet në zgjedhjet e Parlamentare të 9 …