Kryetari Haliti dhe kryesuesi i Kuvendit Naim Pira organizuan pritje për zyrtaret komunale e udhëheqëset e institucioneve me rastin e 8 Marsit

Me rastin e Festës së 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, zyra e kryetarit të komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka organizuar pritje për këshilltaret komunale, zyrtaret e administratës, drejtoresha të shkollave e udhëheqëse institucionesh tjera, me ç’rast edhe ua ka uruar këtë ditë. Ai me këtë rast ka theksuar se roli i gruas në jetën institucionale, politike, sociale e kulturore, po luan rol të rëndësishëm në zhvillimet e gjithëmbarshëm të shoqërisë. Gjithashtu, me rastin e ditës së gruas, kryetari Haliti ka uruar dy deputetet e reja të Kuvendit të Kosovës që do të përfaqësojnë zërin e votuesve vitias, Mirlinda Tishukaj-Sadiku dhe Marigona Geci. Edhe kryesuesi i Kuvendit komunal në Viti Naim Pira, u ka uruar atyre 8 Marsin, njëherit ka theksuar se në përbërjen e ardhshme të Kuvendit, Anamorava do të përfaqësohet me numër të konsiderueshëm të zërit të femrës.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …