Kryetari Haliti dhe kryesuesi Pira pritën në takim Famullitarin, Dom Ndue Gjergji nga Miçigani i SHBA-së

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe kryesuesi i kuvendit komunal të Vitisë, Naim Pira, kanë pritur në takim Dom Ndue Gjergjin, famullitar i kishës katolike, Zoja Pajtore e Shqiptarëve në Miçigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA-së). Gjatë këtij takimi ata kanë bashkëbiseduar për komunitetin shqiptar në Amerikë konkretisht për organizimin e tyre kombëtare, bashkëjetesën midis komuniteteve të ndryshme fetare dhe etnike por edhe për kontributin e shqiptarëve të Amerikës për proceset e ndryshme të Kosovës para, gjatë dhe pas luftës. Përndryshe famullitari Dom Ndue Gjergji është edhe vëlla i Dom Lush Gjergjit dhe ata janë me prejardhje nga komuna e Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …