Kryetari Haliti dhe Ministri Kuqi biseduan rreth sigurimit të ujit të pijshëm dhe trajtimit të ujërave të zeza

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me bashkëpunëtorë ka pritur në takim Ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit të Republikës së Kosovës, Blerim Kuçi. Gjatë këtij takimi është biseduar bashkëpunimi i komunës me këtë ministri në veçanti lidhur me projektet të furnizimit me ujë të pijshëm si dhe të trajtimit të ujerave të zeza. Gjithashtu me theks të veçantë është biseduar edhe rreth punimeve që janë duke vazhduar në rregullimin e shtratit të lumit “Morava e Binçës”. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti pas këtij takimi theksoj se ata kanë bashkëbiseduar rreth shumë projekteve të cilat janë në interes të qytetarëve vitias duke shpalosur edhe nevojat që ka komuna e Vitisë. “Sot me Ministrin Kuqi kemi biseduar për shumë tema të nivelit lokal dhe qendror në veçanti për nevojat që kemi. Me theks të veçantë kemi biseduar për ujin e pijes, konkretisht mbulueshmerinë me ujë të pijes. Falënderoj Ministrin për gatishmërinë që ka shprehur që të na ndihmoj në këtë aspekt. Presim që së shpejti të kemi një marrëveshje bashkëfinancimi duke përfshirë edhe partneret implementues. Gjithashtu kemi biseduar edhe për trajtimin e ujerave të zeza dhe për mundësitë e investimeve në këtë sferë edhe pse është një makro projekt dhe sfidë jo vetëm për Komunën e Vitisë por për gjithë Kosovën”, u shpreh Kryetari Haliti. Gjithashtu kreu i kësaj komune ka bërë të ditur se i ka propozuar ministritë që në të ardhmen të bëhet një projekt hidroekonomike duke ndërtuar një digë nga uji i lumit “Morava e Binçës që do të siguronte sipas tij ujë të pijes për gjithë regjionin e lindjes. Ndërkaq Bleqim Kuqi, Ministër për Ekonomi dhe Ambient ka theksuar se kjo ministri pos që është duke ndihmuar komunën e Vitisë në rregullimin e shtratit të lumit “Morava e Binçës” do të shikoj mundësitë që të përkrahin atë me projekte shtesë sipas mundësive financiare. Ai ka folur edhe për çështje strategjike në projekte të ndryshme. “ Kemi biseduar edhe për çështje strategjike si të furnizimit me ujë dhe rregullimit të impianteve për trajtimin e ujërave të zeza. Këto janë çështje të planifikimeve strategjike të Republikës sonë dhe do të shikojmë mundësitë që të realizojmë sipas prioriteteve”, u shpreh ministri Kuqi. Pas këtij takimi ata kanë vizituar edhe punimet në rregullimin e shtratit të lumit “Morava e Binçës”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …