Kryetari Haliti dhe Ministri Mustafa nënshkruajnë marrëveshje mirëkuptimi

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti së bashku me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimin për realizimin e master planit për ujitjen e tokave bujqësore ku përfitues i saj do të jetë edhe komuna e Vitisë, konkretisht bujqit e kësaj komune në fshatin Skifteraj. Fillimisht për rëndësinë e këtij projekti ka folur Besian Mustafa, Ministër për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural i Republikës së Kosovës. Më pas në një fjalë rasti kryetari Haliti, ka theksuar rëndësinë e realizimit të këtij projekti në fushën e zhvillimit të ekonomisë, konkretisht të sektorit bujqësorë duke e cilësuar atë si makro projekt. “Ky memorandum është tepër i rëndësishëm, sepse me të në ardhmen priten ditët e mira për fermerët e Kosovës dhe për zhvillimin e bujqësisë intensive, si intencë e jona që të sjellë profitabilitet dhe punësim si dhe pengimin e gjeneratave të reja që të dalin jashtë shtetit” u shpreh Kryetari Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …