Kryetari Haliti diskutoj me konsulentët e UNDP-së lidhur me punën e projektit InTerDev2

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në takim konsulentët e UNDP-së, Eva Otero dhe Krenar Loshi. Bëhet me dije se gjatë këtij takimi është folur mbi vlerësimin e projektit InTerDev 2, i cili financohet nga Agjensioni Austriak për Zhvillim dhe realizuar nga UNDP në partneritet me Komunën e Vitisë. Gjithashtu bëhet me dije se temë diskutimi ishin edhe sukseset, sfidat dhe e ardhmja e këtij projekti me komunën e Vitisë. Me këtë rast Kryetari Haliti e ka falënderuar këtë projekt për bashkëpunimin e mirë dhe potencoi se ky bashkëpunim ka rezultuar me suksese të shumta në komunën e Vitisë. Ai potencoi se kjo komunë është e gatshme të bashkëpunoj me këtë projekt me qëllimin më të mirë që nga kjo të përfitojnë qytetarët vitias.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …