Kryetari Haliti është nderuar me mirënjohje nga Komandanti i Komandës Rajonale të Lindjes

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, është nderuar me mirënjohje për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm, nga Komandanti i Komandës Rajonale të Lindjes, koloneli amerikan Christopher Samulski, gjatë konferencës së dytë me radhë të kryetarëve të Rajonit të Lindjes, ku komuna e Vitisë ishte nikoqire e këtij takimi. Po ashtu edhe kryetari Haliti në emër të institucioneve komunale dhe në emër të qytetarëve të Vitisë i ka nderuar me mirënjohje Kolonelin Samulski, nënkolonelin Eddie Simpson dhe LMT-në për komunën e Vitisë. Gjithashtu i ka dëshiruar mirëseardhje komandantit të ri të sektorit të lindjes Kolonelit Chriss Mabis.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe njerëz në këmbë

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe uniformë ushtarake

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …