Kryetari Haliti falënderon bashkëpunëtorët komunal për bashkëpunimin për vitin që po lëmë pas

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka zhvilluar një takim me zyrtarët komunal të cilët janë në kompetencë të Zyrë së Kryetarit por edhe me drejtorët e drejtorive komunale. Gjatë këtij takimi ai i ka falënderuar ata për bashkëpunimin e deritanishëm duke theksuar se falë këtij bashkëpunimi të mirë komuna e Vitisë, ka pasur një përformancë të mirë në nivel vendi duke përfituar donacione dhe projekte të ndryshme. Gjithashtu kryetari Haliti, ka bashkëbiseduar me ta lidhur me parapërgatitjet për raportimet e ndryshme me rastin e mbarimit të këtij viti por edhe për përgatitjet për planifikimet për vitin në vijim. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira si dhe zëvendëskryetari i Komunës së Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …