Kryetari Haliti falënderon zyrtarët komunal të angazhuar në fushën e përformancës, ku Vitia fitoj grant prej 791  mijë euro

Kryetari  i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim Komisionin Komunal për Performancë. Me këtë rast ai i njoftoj ata se Vitia është në mesin e pak komunave të Kosovës që ka fituar  grant në kuadër të Sistemit të Menaxhimit të Performancës Komunale (SMPK). Ai tha se kjo fitore është falë përkushtimit dhe bashkëpunimit të zyrtarëve me qeverinë komunale në veçanti të atyre që kanë qenë të angazhuar në procesin e  mbledhjes dhe raportimin e të dhënave në SMPK. “Në këtë takim unë përveç se dua të njoftoj se jemi në mesin e pak komunave që janë përfitues të SMPK, dua të shfrytëzoj rastin të ju falënderoj secilin prej jush që keni qenë të angazhuar në këtë proces të rëndësishëm.  Bashkërisht ne kemi arritur të përfitojmë një grant prej 791  mijë euro që do ta kthejmë  në një investim në interes të qytetarëve të komunës sonë”, u shpreh kryetari Haliti. Përndryshe në këtë komision për vitin 2021 ku edhe Komuna ka qenë përfituese të angazhuar janë:  Koordinator Mustafë Mehmeti, zv.Koordinator, Fatlum Demiri dhe zyrtarët raportues: Sabdin Ilazi, Agron Abazi, Ibadete Hyseni, Arian Alidema, Ismet Sejdiu, Naser Haziri, Alban Sokoli, Driton Halabaku, Xhelal Musa, Zijadin Ahmeti, Vjollca Kadolli-Halili dhe Shefki Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …