Në prag të shënimit të festës së Fitër Bajramit, kryetari i komunës së Vitisë Sokol haliti ju ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë këtë festë fetare. Kryetari Haliti tha: Uroj që pas një muaji sakrifice, pra të muajit të shenjët të ramazanit të festoni festën e Fitër Bajramit me familjarët, miqtë dhe me më të dashurit tuaj, në veçanti edhe me bashkatdhetarët tanë cilët gjenden për pushime në atdheun e tyre. Kjo ditë feste është edhe më e veçantë pasi që pos agjërimit besimtarët tregojnë edhe anën humane duke shtrirë dorën e solidaritetit me ata që janë në gjendje më të rëndë financiare dhe kanë nevojë për ndihmë.
Le të jenë këto festa gjithmonë simbol i bashkëjetesës dhe mirëkuptimit!