Kryetari Haliti i ftuar nderi në 10 vjetorin e Korpusit të Paqes

Në përvjetorin e 10 të themelimit të Korpusit të Paqes në Kosovë mori pjesë kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti si i ftuar nderi. Me këtë rast në këtë ceremoni kryetari Haliti, është takuar me personalitete të ndryshme, në mesin e tyre edhe me Drejtoreshën e Korpusit të Paqes në Kosovë, Carolina Siganda. Drejtoresha Siganda, ka vlerësuar lart bashkëpunimin e ndërsjellët që ka komuna e Vitisë me Korpusin e Paqes, ku nga kjo organizatë Vitia ka pasur edhe vullnetarë, të cilët kanë promovuar zhvillimin social, ekonomik dhe njerëzor. Në këtë takim ishte e pranishme edhe drejtoresha e Arsimit në Viti, Arta Ajeti. Përndryshe Korpusi i Paqes është organizatë qeveritare e SHBA-ve e themeluar në vitin 1961 nga presidenti i atëhershëm i SHBA-ve, John Kennedy dhe në Kosovë është aktive për rreth 10 vite. Kjo organizatë ka për qëllim promovimin e paqes dhe miqësisë në botë, duke ofruar vullnetarë amerikanë për të kontribuuar në zhvillimin social, ekonomik dhe njerëzor në vendet nikoqire ku ata shërbejnë.

Kontrolloni gjithashtu

Në Kopiliq të Poshtëm, Tushilë dhe në Rezallë të Re po vazhdojnë punimet për ndërtimin e urave

Po vazhdojnë me intensitet të shtuar punimet për ndërtimin e urave që u shkatërruan si …