Kryetari Haliti i shoqëruar nga kryetari i Turgutlusë së Turqisë, z. Cetin Akin vizituan disa biznese te mëdha

Kryetari i komunë së Vitisë, Sokol Haliti gjatë qëndrimit të tij në shtetin Turk ka vizituar sot disa biznese të mëdha të cilët operojnë në këtë shtet. Ai i shoqëruar nga kryetari komunës së Turgutlusë, z. Cetin Akin kanë vizituar ndër tjerash fabrikën për prodhimin e pllakave të qeramikës dhe fabrikën për konservimin e ushqimeve. Gjithashtu kreu i komunë së Vitisë i shoqëruar edhe nga kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira kanë vizitua fabrikën për tharjen e domateve. Me këtë rast ai ka folur me përfaqësuesit e kësaj fabrike për mundësinë e hapjes së repartit të saj në komunën e Vitisë.

Fotografia e Komuna e Vitisë

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …