Kryetari Haliti inspektoi punimet e shumta që po realizohen në qytetin e Vitisë

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka inspektuar punimet e ndryshme që po bëhen në qytetin e Vitisë, konkretisht punimet që po zhvillohen në rregullimin e argjinaturave të lumit “Morava e Binçës” pranë kishës ortodokse në Viti, por edh edhe punimet që po zhvillohen pranë sheshit “Micheline Calmy-Rey. Haliti inspektoi gjithashtu edhe punimet në ndarjen e rrjedhës së ujit që vjen nga fshati Kabash përskaj të objektit të ri të administratës komunale me të cilën parashihet të ulët rreziku i vërshimeve në qytetit e Vitisë. Gjithashtu ai përcolli nga afër punimet që po bëhen në vendosjen e sinjalistikës horizontale dhe vertikale në qytet.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, vizitoi Stubllën e Epërme për festën e Pashkëve

Me rastin e festës së Pashkëve, Kryetari i Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, vizitoi …