Kryetari Haliti inspektoi punimet në asfaltimin e rrugëve të fshatit Sadovinë

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar fshatin Sadovinë e Jerlive, ku për së afërmi ka inspektuar punimet në asfaltimin e rrugës “Selman Selmani” dhe “Blerim Selmani”. Me këtë rast ai është pritur edhe nga banorët e këtij fshati të cilët e falënderuan atë për këto projekte infrastrukturore. Kryetari Haliti ndër tjerash ka folur edhe për realizimin e projekteve. “Jemi në një fazë dinamike të realizimit të projekteve në të gjitha lokalitetet e komunës së Vitisë. Në këtë vit po vazhdojmë të punojmë në asfaltimin e rrugëve brenda lokaliteteve me qëllim që qytetarët të lëvizin lirshëm”, u shpreh ndër tjerash kryetari Haliti. Kurse përfaqësues të kompanisë së kontraktuar për asfaltimin e rrugëve në Viti bëjnë me dije se po ashtu janë në përfundim e sipër në fshatin Sadovinë të Çerkezëve rrugët e lagjeve: Bilali, Ajeti dhe Muhaxherëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …