Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar disa projekte të rëndësishëm të cilët po realizohen në këtë komunë. Ai konkretisht për së afërmi ka vizituar fshatin Letnicë ku po bëhet rivitalizimi i kësaj rruge por edhe fshatin Radivojcë ku po bëhet asfaltimi i rrugës së shkollës së këtij fshati. Gjithashtu Kryetari Haliti ka parë për së afërmi edhe punimet që po bëhen në Viti në ndërtimin e objektit të ri të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit.