Kryetari Haliti iu uron gjithë besimtarëve mysliman Festën e Fitër Bajramit

Në urimin e kryetarit të kominës së Vitisë Sokol Haliti me rastin e Bajramit të Madhe thuhet: Të gjithë besimtarëve myslimanë të komunës së Vitisë , u dërgoj urimet më të mira me rastin e Festës së Fitër Bajramit, duke ju uruar që të jeni të lumtur e të bashkuar dhe të festoni me familjarët, miqtë dhe me më të dashurit tuaj, me të mirat dhe begatitë që ua ka dhuruar Zoti. “Në këtë ditë të veçantë, pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, le të shtrijmë dorën e solidaritetit e të mirëkuptimit në mes vete, le të përkujtojmë dhe le të lutemi për të gjithë ata që nuk janë në mesin tonë, por që me punën, përkushtimin dhe sakrificën e tyre, bënë që ne sot të jetojmë dhe të shënojmë të lirë festat dhe gëzimet tona”, thuhet në urimin e kryetarit të komunës së Vitisë Sokol Haliti me rastin e Festës së Fitër Bajramit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …