Kryetari Haliti iu uron maturantëve sukses në test dhe në rrugëtimin e tyre tutje

Të dashur nxënës dhe nxënëse të komunës së Vitisë, në prag të testit të maturës shtetërore që do të mbahet sot,dëshiroj të ju uroj të gjithë juve maturantëve suksese dhe rezultate sa më të larta. Nga këto rezultate varet e ardhmja e juaj dhe e vendit tonë. Tani ka ardhur koha që ju të tregoni dijen e marrë dhe të vazhdoni rrugëtimin tuaj profesional. Vendi ynë ka nevojë për njerëz të arsimuar dhe me përgatitje të lartë profesionale, për të çuar përpara edhe shumë procese dhe që të krijojmë mirëqenie për të gjithë qytetarët tanë. Prandaj, jepni forcë dhe vullnet vetës suaj dhe tregoni diturinë e fituar me plotë përkushtim.

Ju urojë shumë suksese!

Sinqerisht

Kryetari i Komunës së Vitisë

Sokol Haliti

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …