Kryetari Haliti ju uron nxënësëve fillimin e vitit të ri shkollor 2019/2020

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me rastin e fillimit të vitit shkollor 2019/20 ju është drejtuar me një mesazh urimi të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve të kësaj komune. “Të dashur nxënës dhe të nderuar arsimtarë të komunës së Vitisë, kam nderin që sot të ju uroj fillimin e mbarë të vitit shkollor. Në këtë ditë të veçantë dua të shprehi urimet më të sinqerta për fatosat të cilët për herë të parë do të fillojnë edukimin dhe mësimin në klasën e parë. Po ashtu urojmë që nxënësit tanë të vazhdojnë përkushtimin e tyre për marrjen e dijës, të përgatitën për të vazhduar studimet ose edhe për afatësim profesional për tregun e punës. Ne mbesim të përkushtuar që të realizojmë projekte të shumta në fushën e arsimit me qëllim që të krijojmë kushte sa më të mira për të gjithë nxënësit tanë që të marrin dije kurse për mësimdhënësit që të japin maksimumin e tyre që ju të dashur nxënës jeni të përgatitur profesionalisht. Vetëm përmes dijes ne mund të arrijmë synimet tona më të mira për vendin. Me këtë rast kërkoj nga ju mësimdhënës e nxënës që të vazhdoni me përkushtim të lartë në arritjen e këtij qëllimi”, thuhet ndër tjerash në urimin e Kryetarit Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …