leoni

Kryetari Haliti ka nënshkruar marrëveshjen trepalëshe për Grantin e Performancës ku kontributdhënës janë qeveritë Zvicerane, Suedeze dhe Norvegjeze

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim Ganimete Salihu, udhëheqëse e Divizionit për Ngritjen e Kapaciteteve Komunale nga Ministria e Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës dhe zyrtarin e lartë brenda këtij divizioni Hamit Fazliu. Me këtë rast kryetari Haliti, ka nënshkruar edhe një marrëveshje që ka për qëllim bashkëpunimin në mes të palëve për pjesëmarrje në Grantin e Performancës Komunale dhe krijon kornizën për përkrahje financiare me qëllim të ngritjes së performancës komunale. Përndryshe kjo marrëveshje është trepalëshe në mes të Komunës së Vitisë, Ministrisë së Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës dhe Swiss Intercooperaton dhe sipas marrëveshjes së nënshkruar nga Kryetari Haliti kontributdhënës të saj janë Qeveria Zvicerane, Suedeze dhe e Norvegjeze. Kryetari Haliti pas nënshkrimit të këtij dokumenti potencoi se komuna e Vitisë mbetet e përkushtuar që vazhdimisht të krijoj kushte sa më të mira për të gjithë qytetarët e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …