Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka nënshkruar sot një vendim me të cilën gjatë vitit 2024, do të ju mundësoj regjistrimin falas pjesëtarëve të komuniteteve Rom, Egjiptas dhe Ashkali nga komuna e Vitisë, në sektorin e gjendjes civile në këtë komunë. Në këtë vendim, kryetari Haliti, shpalli vitin 2024 si vit i regjistrimit falas për këto komunitete. Gjithashtu në këtë dokument i pari i komunës së- Vitisë thekson se kjo bëhet me qëllim për të krijuar lehtësira për regjistrimin e më vonshme të këtij komuniteti.