leoni

Kryetari Haliti ka pritur në takim kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim Albert Zogaj, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Venhar Salihu kryetar i Gjykatës Themelore në Gjilan, Alush Sinani kryetar Gjykatës Themelore Dega në Viti, drejtorin e Sekretariatit të KGJK-së, Shkelzen Maliqi dhe drejtorin e Logjistikës së SKGJK-së, Muhamet Kurtishaj. Gjatë këtij takimi është diskutuar për ndërtimin e objektit të ri të gjykatës në qytetin e Vitisë. Kryetari Haliti, i falënderoi për vizitën dhe i njoftoi mysafirët se komuna e Vitisë, e ka bërë ndarjen e parcelës për ndërtimin e objektit të Gjykatës Komunale dhe çerdhes, dhe ju ka ofruar mbështetje për ndërtimin e këtij objekti. “Në vazhdimësi deri në përfundimin e objektit të gjykatës do ta keni përkrahjen e plotë nga komuna e Vitisë”u shpreh Haliti. Ai gjithashtu tha se nëse nuk kemi gjyqësi dhe polici të mirë dhe natyrisht edhe objekte të mira, nuk mundë të funksionojmë në mënyrë efikase. Ndërsa Albert Zogaj, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), ka përgëzuar komunën dhe kryetarin e Vitisë, për ndarjen e parcelës për ndërtimin e objektit të Gjykatës Komunale si dhe për përkrahjen e vazhdueshme. Ai, po ashtu ka folur për angazhimin e përbashkët për finalizimin e këtij objekti.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …