leoni

Kryetari Haliti ka takuar anëtarët e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Kemajl Azizi”

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe kryesuesi i kuvendit komunal, Bekim Azizi me bashkëpunëtorë  kanë takuar  anëtarët e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve  “Kemajl Azizi” – Viti, para nisjes për në Sicili të Italisë.  Ky ansambël do të qëndrojë për 10 ditë në Itali ku do të marrë pjesë në festivalin botëror të Sicilisë duke prezantuar Kosovën atje.  Me këtë rast, Arsim Abazi ka falënderuar kryetarin Haliti, Drejtorin e Kulturës Rinisë dhe Sportit dhe ambasadën Italiane për mbështetjen e tyre që sipas tij e ka bërë të mundur që ata të marrin pjesë në këtë festival.

Kontrolloni gjithashtu

Rivarrosen eshtrat e Elhami Tahiragës, qytetarit të zhdukur që nga viti 1998

Pas 27 vjetësh, të premtën u rivarrosën eshtrat e Elhami Tahiragës, një qytetar i pafajshëm, …