Kryetari Haliti ka vizituar kompaninë “Fenetres”

Në vazhdën e takimeve me biznese dhe afaristë të suksesshëm, kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti me bashkëpunëtorë kanë vizituar biznesin shumë rentabil “Fenetres”, me pronar Kadri Sabedinin, i cili numëron 82 punëtorë të punësuar në vend dhe mbi 300 punëtorë në Zvicër. Ky biznes është shembull i një mërgimtari që ka investuar guximshëm në vendlindje dhe që po afaron me sukses, duke eksportuar të gjithë prodhimin jashtë vendit.

Kryetari Haliti e ka përgëzuar Kadri Sabedinin për arritjet e shkëlqyera dhe për punën e jashtëzakonshme që po bën në promovimin e zhvillimit ekonomik lokal. Një falënderim i veçantë i drejtuam për kontributin e tij në punësimin e të rinjve dhe të rejave, duke krijuar vende pune dhe duke fuqizuar komunitetin tonë. Ky biznes është një model frymëzues për mërgimtarët dhe për të gjithë ata që synojnë të investojnë në vendlindje, ka deklaruar kryetari i Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi ka nderuar me mirënjohje “Medalja e Lirisë”, z. Ali Ahmeti

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi me rastin e shënimit të 35 vjetorit …