Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot punimet që janë duke u realizuar në një pjesë të rrugës “Kongresi i Manastirit” në qytetin e Vitisë si dhe një pjesë tjetër ku kanë përfunduar punimet në asfaltimin e rrugës dhe ato të sinjalizimit. Përndryshe ky projekt është mirëpritur nga banorët në veçanti të qytetit pasi që pos asfaltimit ajo është zgjeruar dhe lidhur edhe me një rrugë tjetër.