Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, përmes një postimi të tij në facebook ka kujtuar, 7 shtatorin ditën e deklaratës kushtetuese të Kosovës. Ai ndër të tjera tha: 33 vite më parë, konkretisht pas deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut 1990, ku 111 delegatë të atëhershëm shpallen Kosovën njësi të barabartë të federatës jugosllave u hapi rrugën veprimeve të mëtutjeshëm të njohur si Kuvendi i Kaçanikut të 7 shtatorit 1990, në të cilën edhe u shpall edhe deklarata kushtetuese e Kosovës. Pra 7 shatori i vitit 1990, është pjesë themelore e mëvetësisë së Kosovës, pasi që ajo iu parapriu proceseve të shtet themelimit. Në këtë datë të rëndësishëm historike ne kujtojmë̈ angazhimin dhe sakrificën e të gjithë̈ atyre që vepruan për lirinë̈ e Kosovës, duke i falënderuar atë përjetësisht edhe pse një pjesë e madhe e tyre tani veç se kanë kaluar në amshim, por vepra dhe kontributi i tyre mbetet i paharruar. Në këtë kohë kur Kosova është e pavarura ne vazhdojmë të kujtojmë ata që kanë kontribuar për vendin duke vazhduar rrugëtimin e tyre që Kosova të jetë një shtet i zhvilluar demokratik dhe Euroatlantik.