Kryetari Haliti mbajti takim me përfaqësues të policës, subjekteve politike, drejtorët e drejtorive dhe shoqërisë civile rreth masave të parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka thirrur një takim të përbashkët me drejtorët e drejtorive, policinë e Kosovës, shefave të grupeve parlamentare të përfaqësuara në Kuvendin Komunal të Vitisë dhe shoqërisë civile për të i njoftuar rreth masave që ka ndërmarrë mbrëmë qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19. Ai gjithashtu i njoftoj ata rreth masave parandaluese që ka ndërmarrë kjo komunë me mekanizmat e ndryshme. Kryetari Haliti kërkoj nga të gjithë që të ndjekin udhëzimet që vijnë nga niveli qendror por edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë edhe pse akoma në Kosovë zyrtarisht nuk ka asnjë rast të konfirmuar të prekjes së qytetarëve nga Koronavirusi. Kreu i Komunës kërkoj nga të gjithë që të jenë të përgatitur pasi që kjo pandemi veç se ka arritur edhe në shtetet me të cilën kufizohet Kosova.

Kontrolloni gjithashtu

Më 25 prill mbahet Tryezan Shkencore “Rëndësia e Organizimit të Luftës së UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut

Komuna e Rahovecit ka bërë publike agjendën e aktiviteteve për shënimin e 27-vjetorit të daljes …