Kryetari Haliti mbështet mësimin nga distanca-lidhet direkt me nxënësit në orën e mësimit

Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti shpreh mbështetjen e tij të plotë për mësimin nga distanca, që ka filluar të aplikohet pas ndërprerjes së mësimit të rregullt në shkollat tona, si pasojë e pandemisë me Koronavirus. Kryetari Haliti përmes një video konference, është lidhur në orën e mësimin Online të Teknologjisë Informative, të cilët me nxënësit e klasave të XII të Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës”, po e mbante prof. Adriatik Zeqiri. “Ne e kemi pas një mësim në rrethana të jashtëzakonshme në vitet `90-ta, por tani kemi përparësi sepse kemi dixhitalizim. Mësimi Online është i mirë, por duhet vëmendje dhe zell nga nxënësit si dhe eduaktorë cfarë i kemi në Viti. Kjo do t`ju ndihmojë të mbani rendin dhe trendin e mësimit”, ka thënë kryetari Haliti. Prof. Adriatik Zeqiri i ka shpeguar kryetarit Haliti disa vegla dhe mundësi që mund të shfrytëzohen nga platforma Zoom për realizimin e njësive mësimore Online. Sipas tij, interesimi i nxënësve është i madh. Poashtu nxënësit patën rastin edhe të komunikojnë dhe të shtrojnë pyetje për të parin e komunës. Kryetari Haliti i ka lavdëruar personelin arsimor dhe nxënësit për këtë organizim të mësimit. Ai është shprehur optimist se kjo situatë do të kalojë dhe gjithcka do të normalizohet.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …