Kryetari Haliti me bashkëpunëtor ka vizituar punimet në vendosjen e sinjalistikës rrugore

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka vizituar punimet që po vazhdojnë në vendosjen e sinjalistikës rrugore nëpër lokalitetet e ndryshme të Komunës së Vitisë. Skënder Ahmeti, Drejtor i Inspekcionit në Viti, bëri me dije se punimet në shënjëzimin e sinjalistikës rrugore po vazhdojnë nëpër lokalitete të ndryshme të Komunës së Vitisë, duke filluar nga qyteti i Vitisë por edhe në lokalitet e tjera të kësaj komune. Ai tha se punimet të tilla janë bërë edhe në afërsi të objekti të ri të Administratës Komunale në Viti dhe në drejtim të fshatit Kabash. Drejtori Ahmeti tha se me këtë synohet të rritet siguria për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …