Kryetari Haliti me bashkëpunëtor vizitoj projektet e shumta në Pozheran

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira, të shoqëruar nga Administratori i Pozheranit, Ilir Zuka kanë vizituar Pozheranin për të njoftuar lidhur me projektet e shumta që janë realizuar e po realizohen në këtë lokalitet. Me këtë rast ata nga afër kanë parë punimet në projekte e ndryshme si në ndërtimin e dy fushave sportive në të cilët mund të zhvillohen disiplinat e ndryshme sportive por edhe në ndërtimin e trotuarit deri në dalje të Pozheranit. Gjithashtu ata kanë parë punimet në ndriçimin publik dhe punimet në ndërtimin e objektit të ri shkollor “Halil Alidemaj”. Me këtë rast banorët e këtij lokaliteti kanë falënderuar komunën e Vitisë, rreth investimeve që janë bërë e që po bëhen në këtë lokalitet. Përndryshe Pozherani është një ndër lokalitetet më numërimin më të madh të banorëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …