leoni

Kryetari Haliti me bashkëpunëtor viziton projektet e ndryshme infrastrukturore në Pozheran e Viti

Në Komunën e Vitisë po vazhdojnë punimet në realizimin e projekteve të shumta, në veçanti ato në fushën e infrastrukturorës. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, nënkryetari Hasan Aliu si dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira kanë vizituar për së afërmi punimet që po realizohen në Pozheran dhe Viti. Në Pozheran ata përcjellën për së afërmi punimet që po bëhen në asfaltimin e rrugës “Sabit Zuka” rrugë kjo që do të lidhë në një distancë më të shkurtër këtë lokalitet me Sllatinën e Epërme dhe Sllatinën e Poshtme por edhe me qytetin e Vitisë. Në qytetin e Vitisë, krerët komunal vizituan punimet që po bëhen në rregullimin e dy rrugëve bujqësore në Viti dhe trotuarin tek shkolla e mesme e ultë “Dëshmorët e Kombit” në Viti. Kryetari Haliti ndër tjera tha se kjo komunë po vazhdon me realizimin e projekteve të ndryshme duke potencuar se projektet të cilat i vizituan ata sot ata janë në interes të banorëve të këtyre lokaliteteve por edhe të lokaliteteve për rreth pasi që shkurtohet rruga e arritjes nga një lokalitet në lokalitetin tjetër. Lidhur me rrugët bujqësore ai u shpreh se përveç projekteve të tjera të cilat po realizohen në dobi të fermerëve vitias me partnerë të ndryshëm jemi duke mbështetur fermerët me pajisje të ndryshme dhe trajnime dhe po punojmë në krijimin e një infrastrukture bujqësore që fermerët vitias të kenë më lehtë qasjen në parcelat e tyre”, tha i pari i komunës, z. Sokol Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …