leoni

Kryetari Haliti me bordin e drejtorëve shqyrtojnë zbatimin e rekomandimeve të dala nga auditimi i auditorit gjeneral

Me qëllim të zbatimit të rekomandimeve të dala nga auditimi i auditorit gjeneral nga Pasqyrat Financiare të Komunës së Vitisë për vitin 2017, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka mbajtur një takim me bordin e drejtorëve, me të cilët ka biseduar për të gjeturat e këtij auditimi, njëherit edhe implementimin e rekomandimeve të dhëna nga auditori gjeneral, me qenë se Vitia është pjesë e projektit USAID TEAM (Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse), projekt ky për mbështetje të implementimit të rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të auditimit. Ky takim ishte i dyti me radhë, pas mbledhjes së parë që është mbajtur me ekspertin e Auditimit nga Projekti USAID TEAM Mentor Hyseni.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …