Me rastin e festave të fund vitit, Komanda e Forcave tokësore e FSK-së në Gjilan, ka organizuar pritje për Institucionet komunale dhe mekanizmat tjerë të sigurisë së rajonit të lindjes. I pranishëm në këtë takim ishte edhe kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, së bashku me kryesuesin e Kuvendit Komunal Naim Pira.