Në kuadër të aktiviteteve përkujtimore për ngjarjet tragjike të 15 prillit 1999 në fshatin Skifteraj të komunës së Vitisë, kryetari i komunës, z. Sokol Haliti priti në takim një grup të veçantë të punonjësve shëndetësorë, të cilët kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm gjatë luftës së fundit në Kosovë, në ofrimin e shërbimeve mjekësore për të plagosurit dhe të prekurit nga lufta në veçanti në këtë ofensivë. Për kontributin e tyre, kryetari Haliti ndau mirënjohje për:
• Dr. Rrahim Avdiu
• Dr. Jashar Ramadani
• Dr. Sadik Rashiti
• Dr. Besnik Zeqiri
• Infermierët: Musli Haxhiu, Adifete Halili, Feime Sylejmani, Fitore Avdiu, Ramadan Islami, Shemsie Lutfiu, Behar Maliqi.

Ndërsa për shtëpitë kontribuuese u nderuan me mirënjohje: Shaqir Bislimi, Ajet Misini dhe Jetish Shabani. Gjatë fjalës së tij, kryetari Haliti falënderoj personelin shëndetësor gjatë luftës. “Dëshmorët”, veteranët, invalidët e luftës, stafin shëndetësorë, ata që shndërruan shtëpitë e tyre në ambulanta për shpëtimin e të plagosurve, janë kontribuuesit më të mëdhenj të luftës së fundit dhe nuk ka mirënjohje që ua shpaguan mundin për atë që bënë për Kosovën”, u shpreh kryetari Haliti.
Edhe kryetari i fshatit Skifteraj ka falënderuar stafin mjekësorë dhe u shpreh se këto figura janë ata të cilët ua mundësuan të plagosurve që të jetojnë e ta gëzojnë lirinë.
Ndërsa në emër të familjeve të dëmtuara gjatë ofensivës së 15 prillit në Skifteraj, personelin mjekësorë e ka falënderuar Faik Ramadani, i cili tha se krahas dhimbjes për familjarët jemi përjetësisht mirënjohës dhe falënderues ndaj këtyre mjekëve dhe infermierëve.