Kryetari Haliti nderohet me mirënjohje nga OVL-UÇK e Vitisë

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pranuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së- dega në Viti, një mirënjohje për ndihmën dhe bashkëpunimin e tij me këtë organizatë. Mirënjohja ju është dhënë kryetarit Haliti nga Abdyl Bajrami, kryetar i OVL-UÇK-së në Viti , i cili tha se përmes kësaj mirënjohje kryesia e kësaj organizate dëshiron të nderoj kryetarin Haliti për kontributin dhe bashkëpunimin e veçantë të tij me këtë organizatë. Kurse Sokol Haliti, Kryetari i Komunës së Vitisë, ndër tjerash u shpreh se për ta është nder e veçantë të pranoj këtë mirënjohje e cila sipas tij vjen nga një organizatë njerëzit e të cilës kanë bërë shumë për vendin. Ai me tej shtoj se komuna të cilën ai e udhëheq ka vullnet të vazhdoj bashkëpunimin e mirë me të gjithë dhe atë në të mirën e të gjithë qytetarëve të komunës së Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Themelohet Zyra për Ndihmë Juridike Falas në Komunën e Rahoveci

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, të premtën mori pjesë në tryezën për …