Kryetari Haliti nderoi me dekoratë përfaqësuesit e Shoqatës së Mërgimtarëve të Skifterajt për kontribut në mbështetje të projekteve në fshat

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur në një takim një grup të mërgimtarëve dhe përfaqësues të fshatit Skifteraj, me ç’rast kanë biseduar për ecurinë e projekteve në këtë lokalitet, planeve në të ardhmen e në veçanti për funksionalizimin e rrjetit të ujësjellësit, i cili për vite të tëra është jashtë funksionit. Kryetari Haliti i njoftoi ata rreth marrëveshjes më CDI-në për ri funksionalizim të rrjeteve të ujësjellësit në disa fshatra dhe premtoi se do të jetë përkrahë banorëve për gjetjen e zgjidhjes së këtij problem. Përfaqësuesit e fshatit Skifteraj, paraqitën si kërkesë unanime që të realizohet një projekt që do të mundësonte furnizimin me ujë të këtij fshati, nga burimet e ujit në Letnicë. Në këtë takim, kryetari Haliti në shenjë falënderimi për kontributin e vazhdueshëm që po jep diaspora e fshatit përmes fondit të shoqatës në Zvicër, i nderoi ata me dekoratën e Pavarësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …