Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti gjatë qëndrimit të tij në Zvicër, konkretisht në kantonin Freiburg ku po zhvillohet festivali ndërkombëtare i folklorit, ka takuar personalitete të ndryshme ndërkombëtar, ambasadoret e shteteve si Hungaria, Ekuadorit, Kilit por dhe të ambasadës së Kosovës, si dhe personalitete nga shtet Helvetik dhe të tjerë. Ai nga afër ka përcjellë edhe performancën e shkëlqyer të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve ” Kemajl Azizi” nga Vitia e cila është pjesë e këtij festivali.