Kryetari Haliti nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Fondacionin Kosovë-Luksemburg pritën që fillimisht të përkrahën tri fshatra

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi me Fondacionin Kosovë – Luksemburg në kuadër të projektit “Zhvillimi i komuniteteve”. Me këtë rast kryetari Haliti, u shpreh se bashkëpunimi në mes të komunës me këtë fondacion është i gjatë dhe ju jam mirënjohës atyre për këtë bashkëpunim. “ Kemi një bashkëpunim të gjatë dhe të mirë me Fondacionin Kosovë-Luksemburg. Unë jam falënderues për stafin menaxherial të këtij fondacioni por edhe për financuesit e saj si dhe për qeverinë e Luksemburgut dhe atë për ndihmën e vazhdueshme për rajonin sidomos për komunën e Vitisë dhe atë në shumë projekte”, u shpreh kryetari Haliti, duke përmendur në veçanti projektet të realizuara në fushën e arsimit dhe bujqësisë në këtë komunë. Kryetari Haliti gjithashtu bëri me dije se  aktualisht janë pjesë e kësaj marrëveshje tri fshatra por do ti shkojnë edhe mundësisë që të përfshijnë edhe dy fshatra të tjera të cilat kanë konkurruar.  Ndërkaq Izjah Ademi, përfaqësues i Fondacionit Kosovë-Luksemburg, tha se bashkëpunimi i këtij fondacioni me komunën e Vitisë është i shkëlqyeshëm duke thënë se më herët në këtë komunë janë realizuar disa projekte. Ai potencoi se shpreson se me ndihmën e kryetarit do të vazhdojnë ti përkrahin edhe 3 fshatrat.

 

Kontrolloni gjithashtu

Në Deçan u hap fushata për ndërgjegjësimin e kancerit të gjirit

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka marrë pjesë në hapjen e fushatës  …