Kryetari Haliti nënshkruan marrëveshjen për projektin YourJob 2

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i ka pritur në takim znj. Shqipe Kurti dhe Brigita Dishpali nga projekti YourJob Kosova si dhe drejtorin gjeneral dhe atë ekzekutiv të Caritas Kosova, Don Viktor Sopin dhe Alfred Pjetrin. Në këtë takim, është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit në mes të komunës së Vitisë, me këtë projekt nga Caritas Kosova, i cili financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), ku si fokus kryesor ka mbështetjen e të rinjve në mënyrë profesionale për tregun e punës, kryesisht të moshave nga 15 deri në 35 vjeç. Kryetari Haliti, e vlerësoj lartë këtë projekt për të rinjtë vitias në mbështetjen e tyre në përgatitjen e tyre profesionale për tregun e punës. Përndryshe komuna e Vitisë është në mesin e pak komunave të Kosovës si e përzgjedhur që të realizohet ky projekt.

May be an image of 7 people, bureau, flag and office

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …