Kryetari Haliti nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me USAID-in amerikan

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, në një ceremoni të organizuar nga USAID-i amerikan, përkatësisht drejtoresha e USAID-it në Kosovë znj. Eileen Devitt, kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi për menaxhimin e financave publike si dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve publike për të gjithë qytetarët.

Ky memorandum ndërmjet Aktivitetit të USAID-it për Integritet të Komunave të Kosovës dhe Komës së Vitisë, simbolizon angazhimin për këtë partneritet të rëndësishëm i cili përfaqëson zgjerimin e përpjekjeve të USAID-it për të rritur transparencën, llogaridhënien dhe efektivitetin e prokurimit në 19 institucione kryesore. Ndërsa në këtë memorandum janë të përfshira vetëm komunat me performancë të mirë.

Kontrolloni gjithashtu

Në Viti po mbahen garat komunale shkollore në Ping Pong

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e arsimit, Arta Ajeti …