Kryetari Haliti nënshkruan një memorandum bashkëpunimi me kryetarin e komunës së Tearcës-Maqedoni e Veriut

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti është pritur sot në takim nga z. Nuhi Neziri, kryetar i komunës së Tearcës nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Gjatë këtij takimi dy kryetarët kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi në mes komunës së Vitisë dhe asaj të Tearcës. Sipas këtij dokumenti,  memorandumi i bashkëpunimit ka për qëllim bashkëpunimin ndërkombëtarë të qëndrueshëm ndërmjet komunës së Vitisë dhe të Tearcës. Gjithmonë sipas këtij dokumenti në kuadër të këtij bashkëpunimi ndërkombëtar,  do të realizohen objektivat e parapara në kuadër të fushave të partneritet të qëndrueshëm në fushën e kulturës, rinisë, sportit, zhvillimit mjedisor, ekonomik, bujqësorë dhe të tjerë.  Sipas memorandumit në fjalë dy kryetarët janë zotuar edhe për inicimin dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta në zhvillim ekonomik, mbrojtjen e mjedisit por edhe të shkëmbimit të përvojave në fushën e zhvillimit të bujqësisë, menaxhimit të mbeturinave, menaxhimin dhe mbrojtjen nga përmbytjet si dhe fushat të tjera që janë në interes të qytetarëve të komunës së Vitisë dhe të Tearcës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …