Kryetari Haliti, nënshkruan vendimin për mos zbatimin e doracakëve për edukimin seksual dhe shëndetin riprodhues në shkollat e komunës Vitisë

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka nënshkruar sot një vendim për mos zbatimin e doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” në shkollat e kësaj komune. Sipas këtij vendimi obligohen drejtorët e shkollave në nivel të arsimit fillor, të mesme, të ulët, dhe të lartë të mos trajtoj përmbajtje nga doracaku i përmendur deri në rishikimin e MASHT-it. Përndryshe kryetari Haliti mbrëmë ka njoftuar se ky vendim vjen pas shqyrtimit të detajuar të përmbajtjes së këtyre materialeve dhe shqetësimeve të ngritura nga përfaqësues të komunës dhe nga prindërit. Sipas tij, doracakët përmbajnë aktivitete dhe materiale që janë konsideruar të papërshtatshme për fëmijët dhe nxënësit, dhe që mund të kenë ndikim negativ në zhvillimin e tyre. I pari i Vitisë tha se kjo masë është ndërmarrë për të mbrojtur interesat dhe mirëqenien e nxënësve tanë, si dhe për të siguruar që edukimi të jetë në përputhje me vlerat dhe normat tona.

Kontrolloni gjithashtu

Në shkollën Tefik Çanga në Ferizaj u hapë ekspozita me fotografi

Në hapësirat e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Tefik Çanga” në Ferizaj me pjesmarrjen …