Kryetari Haliti nga afër vizitoj disa projekte të rëndësishme

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vazhduar të dal në teren për të parë nga afër disa nga projektet që po realizohen në lokalitetet e ndryshme të kësaj komune. Me këtë rast ai ka parë nga afër punimet që po zhvillohen në zgjerimin e urës në fshatin Sllatinë të Epërme, në rregullimin e rrjetit të kanalizimit në fshatin Ballancë si dhe punimet që po bëhen në asfaltimin e rrugës “Xheladini” në fshatin Sadovinë e Çerkezve që lidhë këtë lokalitet me fshatin Tërstenik. Gjithashtu Kryetari Haliti ka vizituar edhe Pozheranin ku pa nga afër rrugën bujqësore të sapo shtruar me zhavor prej rrugës kryesore në afërsi të Fabrikës së Miellit që gjendet në lagjen “Lubishtani”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …