Kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti me anë të një postimi në facebook ka uruar inaugurimin e Donald Trampit si President i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Më lejoni që në emrin tim personal, të institucioneve komunale të Vitisë dhe të gjithë qytetarëve Vitias, të përcjell urimet më të përzemërta në ditën e inaugurimit si President i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës z. Donald Trump.
SHBA është çdoherë dëshmi e patjetërsueshme e vlerave të demokracisë, paqes dhe sigurisë në botë
Ne si qytetarë të Vitisë, besojmë fuqishëm se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të jenë aleat dhe partner strategjik të Kosovës.
Zoti e bekoftë Amerikën dhe popullin amerikan, thuhet në postimin në facebook të kryetarit të Vitisë, z. Sokol Haliti.