Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor dhe përfaqësues të Grupit Lokla të Veprimit (GLP) “Vitia” ka bërë sot përurimin e urës në fshatin Sadovinë e Jerlive, konkretisht tek vendi i quajtur “Gilbush”. Ndërtimi i kësaj ure është mirëpritur jo vetëm nga fermerët e fshatit Sadovinë e Jerlive por edhe nga ata të fshatit Sllatinë e Ulët pasi që në këtë pjesë shumë banorë të këtij fshati kanë tokat e tyre bujqësore. Përndryshe ndërtimi i urës është financuar nga 80 % e mjeteve prej Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës kurse 20% ie mbetur është financuar nga projekti Aftësitë për Punësim Rural ndërkaq implementimi i këtij projekti është bërë nga Grupi Lokal i Veprimit “Vitia”. Pos ndërtimit të urës në vendin e quajtur “Gilbush” është bërë pastrimi dhe hapja e përroskës.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik
Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …