Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, po merr pjesë në samitin ndërkombëtar “Angazhimi mbarë botëror për një jetë së bashku dhe të sigurt ”, që po mbahet në Tiranë, e që temë kryesore e diskutimit e kryetarit Haliti ishte “Qeverisja lokale dhe siguria publike ndërkufitare”. Ky takim është thirrur nga Organizata Ndërkombëtare e Forcave të Bashkuara, ku kryetari Haliti, është pjesëmarrësi i vetëm nga kryetarët e komunave të Kosovës, ku do të flas për qeverisjen dhe sigurinë publike ndërkufitare, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.