Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti është duke marrë pjesë në tryezën e rrumbullakët “Migrimi, ambienti dhe ndryshimet klimatike” të organizuar nga IOM-UN MIGRATION që po mbahet në Prishtinë. Në këtë takim do të diskutohet në veçanti për ambientin dhe ndikimin e ndryshimeve klimatike që sipas organizatorëve përbëjnë një nxitës të migrimit gjithandej globit dhe ku edhe rajoni ynë nuk përbën përjashtim në këtë drejtim. Përveç tjerash është theksuar se ndotja e ambientit, thatësira, vërshimet dhe rreziqet tjera ambientale mund të rezultojnë me paqëndrueshmëri në furnizimet me ushqime dhe ujë, e për pasojë edhe të shkaktojnë lëvizje të popullatës për arsye sociale, ekonomike, shëndetësore dhe motive të tjera. Gjithashtu u bë me dije se IOM së fundi ka kryer një vlerësim analitik me qellim të shqyrtimit se deri në çfarë mase “politikat, ligjet dhe strategjitë ekzistuese janë përfshirëse në reagim të migrimeve të nxitura nga klima. Në këtë takim pritet të bëhet edhe një prezantim të shkurtër të gjetjeve të vlerësimit mbi këtë temë.