Kryetari Haliti pranon rekomandimet e dhënë nga  Ekipi i Audimit Social

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka zhvilluar sot një takim me ekipin e Auditimit Social në komunën e Vitisë,  nën mbështetjen e BIRN-Kosova në kuadër të projektit DEMOS.  Në këtë takim ka marrë pjesë edhe Jeta Xharra, e cila ndër tjerash theksoj se kanë përgatitur një draft raport lidhur me monitorimin  e projektit  “Renovimi dhe zgjerimi i rrugës Kongresi i Manastirit –Faza e II-të”. Me këtë rast kryetari Haliti, tha se komuna e Vitisë, do t’i shqyrtoj rekomandimet të dhënë në këtë draft raport dhe do t’i shikoj të gjitha mundësitë që të inkorporohen ato që janë në veçanti në interes të gjithë qytetarëve të komunës së Vitisë . I pari i Vitisë gjithashtu theksoj se qeverisja e tij komunale, qysh para fillimit të realizmit të  projekteve vendos disa standarde , me qëllim që projektet që realizohen të kenë gjithëpërfshirje. Ndërkaq znj. Xharra, tha se Vitia është një komunë mjaftë progresive, me më së paku bllokada dhe se ajo shpesh është edhe shembull i mirë për shumë komunat tjera të Kosovës. Ndërkaq lidhur me realizimin e këtij projekti, ajo tha se një ndër rekomandimet kryesore është qasja e qytetarëve në këtë projekt, në veçanti të personave me aftësi të kufizuara që janë me karroca që të kenë lëvizje të lirë dhe pa pengesa.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …