Kryetari i komunës së Vitisë ka pritur në takim kryetarin e komunës arbëreshe të Italisë Damiano Baffa, konkretisht Bashkisë së Strigarit, e cila gjendet në provincën San Cosmo të regjionit të Kalabrisë. Kryetari Baffa në takim shoqërohej edhe nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Vatikan, Vehbi Miftari. San Cosmo është edhe vendlindja e poetit arbëresh Zef Serembe. “Me kryetarin Baffa u dakorduam që në të ardhmen e afërt të bëjmë binjakëzimin në mes të komunave tona dhe të shiqojmë mundësinë e aplikimit në fondet e BE-së.
Po ashtu bashkëpunimin do ta fillojmë në arsim dhe kulturë” ka shkruar kryetari Haliti.