Kryetari Haliti priti në takim ambasadorin Prof. Dr. Beqir Ismaili

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Akademisë Diplomatike të Republikës së Kosovës, ambasadorin, Prof. Dr. Beqir Ismaili. Gjatë këtij takimi kryetari Haliti e ka njoftuar atë mbi zhvillimet e gjithëmbarshme të komunës së Vitisë, në veçanti me bashkëpunimet të cilat i ka kjo komunë me partnerë të ndryshëm nga vendi por edhe jashtë shtetit. Po ashtu kryetari Haliti e njoftoj atë edhe mbi projektet të realizuara në këtë komunë si dhe nevojat të cilat i ka ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Për shkak të punimeve me 22 dhe 23 prill bllokohen rrugët “Xhevat Kasapi” dhe “Muharrem Dina”

Komuna e Rahovecit përmes një postimi në faqen zyrtare të saj në facebook, njofton qytetarët …