Kryetari Haliti priti në takim dizajnerin e modës Frontin Hasani

Me rastin e përzgjedhjes për në finalen e madhe të “Muza Competition”, që është një projekt i fashionit dhe dizajnit e që është duke u mbajtur në Tiranë, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim dizajnerin e modës Frontin Hasani, nga Smira, i cili është përzgjedhur në mesin e 10 finalistëve. Kryetari Haliti e ka përgëzuar për talentin, punën dhe përkushtimin në fushën e dizajnit, dhe promovimin e komunës së Vitisë. Ai po ashtu duke i uruar suksese në edicionin e dytë të kësaj gare ku Frontini do të prezantojë një koleksion të inspiruar nga elementet tradicionale shqiptare, tha se të rinjtë vitias me punën dhe talentin e tyre po na bëjnë krenarë çdo ditë, jo vetëm në Kosovë dhe Shqipëri por anekënd botës dhe secili i ri do ta ketë përkrahjen e vazhdueshme të institucioneve komunale të Vitisë. Në këtë edicion të dytë të kësaj gare, kanë aplikuar mbi një mijë dizajnerë të rinj nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi. Përndryshe Frontini ka studiuar për dizajn mode, kurse pasioni i tij për këtë industri i kishte lindur qysh si nxënës i shkollës fillore. Mirëpo, fal talentit tij dhe përkushtimit të punës së palodhur, Frontini ka arritur të hyjë suksesshëm në botën e modës, duke krijuar tashmë bashkëpunim edhe me emra të njohur të skenës, artit e televizionit.

 

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …